Sylejman Çerkezi është kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka vizituar Lidhjen e Prizrenit. Nga aty ka thënë se vlerat kombëtare dhe kulturore duhet të jetësohen.
“Fatkeqësisht vlerat kombëtare, kulturore, fetare, shpirtërore dhe politike këto 20 vite te fundit kanë ngelur vetëm si pjesë e museumeve ndërkohë që është detyrë e jona që këto vlera të jetësojmë edhe jashtë këtij objekti dhe të mos ngelet vend dhe objekt vetëm për vizitorë”, ka thënë Çerkezi, shkruan Insajderi.
insajderi.com