Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.
Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se “pas 23 vitesh, të përballesh me padrejtësi them është e vështirë, duke e ditur masakrat që ka kryer Serbia, vuajtjet që i ka shkaktuar këtij populli, forcat policore serbe, paramilitare, ushtarake, kanë bërë tmerr në këtë vend, dhe tash gjykohen pjestarët e UÇK, që u mblodhën për të shpëtuar civilët shqiptarë”.
Megjithatë, Sylejman Selimi në një intervistë për RTK, është shprehur i bindur, se edhe këtë herë do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së.
“Është një betejë në një gjykatë politike, ne duhet të jemi unik, pasi e kemi një përballje me Serbinë dhe të gjithë ata që nuk ia duan të mirën këtij vendi. Edhe një herë do të tregojmë se lufta jonë ka qenë e pastër”, thotë Selimi.
Që nga 5 nëntori, Thaci, Veseli, Selimi e Krasniqi, po mbahen në paraburgim në Hagë./Insajderi.com