“Syri i popullit”: Jemi mobilizuar që Mustafa e Veseli të mos falin tokë

“Syri i popullit”: Jemi mobilizuar që Mustafa e Veseli të mos falin tokë

Organizata ‘Syri i popullit’ që muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit e Azem Vllasit përmes një komunikate për media kanë thënë se sërish kanë mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Kësaj radhe përmes një komunikate dërguar medieve u ka bërë thirrje kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.

“Shtabi Operativ i Organizatës ‘Syri i Popullit’ për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare. Njësitë tona, janë të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar francez, Kadri Veselit,  që mos të merr vendime që falin toke shqiptare fqinjëve grabitqar”, thuhet komunikatën e dërguar medieve.

Kjo organizatë po ashtu iu ka bërë thirrje përgjegjësve të operativës për Maqedoni të emëruar me emrat Arifi dhe Kushtrimi që të hakmerren për vrasjen e heronjve të Betejës së Kumanovës sot dy vite më parë.

“Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura. Po ashtu, urdhërohen edhe ‘Gjergji’ e ‘Bardhi’, që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës “Syri i Popullit”, të jenë në nivel të detyrave që i presin!. Urdhërohen po ashtu, përgjegjësi i operativës për Maqedoni, ‘Arifi’ dhe Zëvendësi ‘Kushtrimi’ që të hakmerren për  trimat që ranë si heronjtë të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate./Insjderi.com