
Organizata ‘Syri i Popullit’ përmes një komunikate ka bërë presion në sistemin e drejtësisë ku ka kërkuar që të lirohen menjëherë anëtarët e arrestuar të kësaj organizate.
Kjo organizatë kërkon që sa më parë të lirohen të burgosurit e kësaj organizate në krye me Ragip Sallovën.
“Organizata ‘Syri i Popullit’ e dënon represionin shtetëror kundër anëtarëve të kësaj Organizate. Ju bëjmë apel organeve të sigurisë që sa më parë t’i lirojnë anëtarët e burgosur në krye me Ragip Sallovën”, thuhet në komunikatë.
Më tutje kjo organizatë ka fajësuar kryeministrin në detyrë Isa Mustafën i cili sipas tyre pas që humbi postin dhe u frikësua nga Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të e dëmtoj këtë organizatë.
“Pushteti dhe milicia e Isa Mustafës, pasi që kanë humbur karriget, të frikësuar nga ngritja e Lëvizës Vetëvendosje, dhe panika, po bëjnë çmos për të na dëmtuar”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj organizate, partia e cila duhet votuar në këto zgjedhje është Vetëvendosje.
“Të nderuar qytetarë të Kosovës, grushti më i rëndë për këtë kaste tradhtarësh është vota juaj. Prandaj, më 11 Qershor, mos hezitoni, votën të ardhmen tuaj, votën Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate./Insajderi.com