Szunyog: BE do të vazhdojë mbështetjen për të siguruar sistemin e drejtësisë të pavarur në Kosovë

Szunyog: BE do të vazhdojë mbështetjen për të siguruar sistemin e drejtësisë të pavarur në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se një ndër sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në Kosovë është ndikimi në prokurorë dhe lëndët e tyrem transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur ai gjatë fjalimit të mbajtur në Konferencën Vjetore të Prokurorëve ku tha se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për të siguruar një sistem të drejtësisë të pavarur dhe transparentë.

Szunyog tutje u shpreh se lëndët duhet të trajtohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase, duke shtuar se lufta kundër krimit e korrupsionit fitohet me dënime të shkallës së prerë.

E dimë mirë se në punën tuaj të përditshme si anëtarë të shërbimit të prokurorisë, ju përballeni me sfida të panumërta. Në përditshmërinë tuaj ju përballeni me kufizimet prej pandemisë Covid19, presionin prej lëndëve të prapambetura, burimet e kufizuara njerëzore dhe financiare, Zbatimin e Sistemit për Menaxhim Informativ të Lëndëve dhe ndryshimin e procedurave të punës, mungesën e stafit mbështetës dhe rastet e ndikimeve të padrejta ndaj jush dhe lëndëve tuaja”, tha ai. /Insajderi.com