Szunyog dhe Hoti sot nënshkruajnë kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh

Szunyog dhe Hoti sot nënshkruajnë kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe Kryeministri Avdullah Hoti, do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh, transmeton Insajderi.

Kjo kontratë është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Ngjarja pritet të zhvillohet në ora 13:30.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Szunyog u prit edhe nga ministri I Shëndetësisë, Armend Zemaj, në takim me të cilin BE u zotua se do të mbështesë Kosovën në tejkalimin sa më të lehtë të dëmeve që ka shkaktuar pandemia. /Insajderi.com