Szunyog: Jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën në rrugën drejt BE-së

Szunyog: Jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën në rrugën drejt BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter, teksa ka falënderuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për “shpalosjen e planeve dhe pikëpamjeve të tij me shefat e misioneve të BE-së në Kosovë”.

“Faleminderit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për ndarjen e pikëpamjeve të tij dhe planeve të Qeverisë me Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë”.

“BE-ja është e gatshme ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Szunyog. /Insajderi.com