Szunyog: Kosova ka bërë progres në disa fusha

Szunyog: Kosova ka bërë progres në disa fusha

“Kosova ka bërë një progres në disa fusha”.

Një gjë të tillë e beson Tomas Szunyog, Shef i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Majde, këtë besim ai e bazon diku, saktësisht në raportin e Komisionit Evropian.

“Kosova ka bërë përparim apo njëfarë përparimi: lufta kundër terrorizmit, ekonomia e tregut ose reformat strukturore; digjitalizimi i ekonomisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, investimet në burimet e ripërtëritshme, doganat, taksat, politikat e ndërmarrjeve dhe ato industriale”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian

Ai në një intervistë për Klan Kosova, theksoi se shpresën e ka për vitin 2022 që do të ketë më shumë vendime konkrete.

“Është me rëndësi të shikohet raporti si një grumbull rekomandimesh për hapa të mëtejmë – një udhërrëfyes për veprime. Puna për raportin e ardhshëm nis që tani. Kosova mund të bëjë më mirë: qytetarët e meritojnë më mirë”.

Ai ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës, ku gjatë muajve të fundit kishte aksione policore.

“Jam shumë i vetëdijshëm mbi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vërtet e kuptoj frustrimin rreth faktit që qytetarët e Kosovës mbesin të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen”, tha ai. /Shqip.com