Szunyog pas takimit me Kuçin: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Szunyog pas takimit me Kuçin: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë Tomash Szunyog, me të cilin diskutoi mbi projektet që kjo zyrë po realizon në Kosovë dhe planin e miratuar të BE-së për ekonomi dhe investime në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër, njofton Insajderi.

Ambasadori Szunyog tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, dhe se plani për investime do të kontribuojë për një ekonomi të qëndrueshme dhe tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Nga ana e tij, ministri Kuçi njoftoi ambasadorin Szunyog për zhvillimet në avancimin e politikave dhe veprimeve në përkrahje të energjisë së ripërtërirë. Ai tha se janë të koncentruar në rrugën e integrimit evropian edhe në zbatimin e parimeve për ekonomi të gjelbër.

Në këtë frymë, i pari i BE-së në Kosovë dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit u dakorduan të vazhdojnë takimet më shpesh, pasi natyra e MEA-së i lidh shumë në investimet dhe orientimet e programeve në të ardhmen./Insajderi.com