Szunyog: Synojmë të përcjellim pro-evropianizimin e Kosovës

Szunyog: Synojmë të përcjellim pro-evropianizimin e Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe argëtuese me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, njofton Insajderi.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se aktivitetet e organizuara synojnë të përcjellin pro-evropianizmin e Kosovës.

“Sot është Dita e Evropës dhe ne dëshirojmë të festojmë këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian së bashku me qytetarët e Kosovës dhe jemi me fat që moti është shumë i mirë sot dhe ne do të kemi një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe disa aktivitete fizike po ashtu edhe virtuale, jo vetëm në Kosovën por edhe në regjion. Kështu që mendoj se është e rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojmë mesazhin e të ardhmes Evropian të Kosovës dhe gjithë regjionit”, u shpreh Szunyog për EO.

Java e Evropës u hap me aktivitetin me titull “Arti i Rrugës në mjedis”, ku artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas kanë pikturuar shkallët e lagjes Arbëria me një mesazh të veçantë për ruajtjen e mjedisit.

“Jam shumë i kënaqur se tani kemi edhe demonstrimin praktik të Ditës së Evropës këtu tek shkallë duke i përdorur ngjyrat e Bashkimit Evropian, po ashtu për t’i dhënë ngjyra Prishtinës dhe më optimiste me veprat e artistëve belgë. Ngjyrat që do të përdoren janë ngjyrat e qëndrueshme, prandaj shpresojmë se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm për zhvillimin e Prishtinës si një qytete evropian”, tha ai.

Pastaj, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinës janë prezantuar kryeveprat e artistëve të rinj dhe të talentuar të shkollës së artit Da Vinci Course dhe Shoqatës së Autizmit.

Tutje, Szunyog mori pjesë në aktivitetin “Biseda Rinore e Ballkanit Perëndimor”, ku të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan me Ambasadorët e vendeve të BE-së për mjetet e bashkëpunimit midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. /Insajderi.com