Szunyog uron Kurtin

Szunyog uron Kurtin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim në thellimin e bashkëpunimit mes BE-së e Kosovës, njofton Insajderi.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se BE-ja do të vazhdojë ta mbështes progresin e Kosovës.

“Urime Kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qevri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, shkruan ambasadori i BE-së./Insajderi.com