Djali rrah babanë, vëllai rrah motrën

Djali rrah babanë, vëllai rrah motrën

Policia e Kosovës raporton për dy raste të dhunës familjare gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës.

Rasti iI parë është evidentuar mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta në Podujevë. “Viktima mashkull shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Bëht e ditur se nga i njëjti është konfiskuar një pushkë automatike me 16 copë fishekë, kurse me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur po mbrëmë në Prizren. “Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar, pas një zënke të çastit, ka sulmuar fizikisht motrën e tij femër shqiptare”, njofton policia.

Bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, derisa pas intervistimit, i dyshuari me vendimin të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.