Tadiq: Asociacioni nuk mund të jetë i pavarur prej Kosovës

Tadiq: Asociacioni nuk mund të jetë i pavarur prej Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë, tash kryetar i partisë SDS, Boris Tadiq, ka bërë disa komentime rreth arrestimit të së hënës të Marko Gjuriq në Kosovë.

Ai ka thënë se Delegacioni serb e ka pasur të ndaluar të futej në territorin  Kosovës, duke thënë se Lista Serbe, këtu u bë pjesë e një shfaqjeje.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, parti e krijuar nga Vuçiq, ka marrë përsipër vullnetarisht rolin në këtë teatër”.

Më tej Tadiq, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, shkruan RTS, përcjell Klan Kosova.

“Zyrtarët serbë paralajmëruar formimin e njëanshëm të Asociacionit, pa pjesëmarrjen e Prishtinës dhe kjo është një fyerje ndaj të menduarit të çdo njeriu”.

“Sistemi Juridik i Kosovës së pavarur shtrihet në gjithë territorin e saj dhe se komunitetet nuk mund të jenë jashtë këtij sistemi”, ka thënë Tadiq ndër të tjera në një letër publike