Tahiri: A ka ndonjë institut që tregon se infeksioni rritet pas orës 21:00?

Zv-kryeministri i ka pyetur rreth masave që janë marrë ndaj sektorit të gastronomisë.

Tahiri: A ka ndonjë institut që tregon se infeksioni rritet pas orës 21:00?

Zv-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka pyetur nëse ka ndonjë institute që ka ka argumentuar rritjen e infeksionit së Coronavirusit pas orës 21:00.

Tahiri ka kërkuar që gastronomia të punojë së paku deri në ora 00:00.

“Do të doja të ndërlidhesha me dy çështje. E para sa i përket gastronomisë që si qeveri i kemi marrë të gjitha masat me pa mundësin me hap këtë pjesë të ekonomisë. Çka kemi bërë, të martën me 21 korrik kam takur oden e hotelerisë dhe turizmit dhe kam adresuar mëkresat e tyre edhe të ministri i shëndetësisë dhe atë të tregtisë edhe të kryeministri me i pa kërkesat. Pra me pas një ndarje. Çka dallon dy ore mos me punu, me punu deri në ora 9 e mos me punu deri në ora 00:00. A ka një instituti se çka është dallimi, si rritet infeksioni brenda atyre dy orëve. Fatkeqësisht çka ndodhi se në fillim të korrikut ndodhi një përhapje e shpejt e virusit, disa e adresuan gishtin kah gastronomia e disa diku tjetër. Pra le të na tregojnë se çka janë në pyetje dy orë”, ka thënë Tahiri gjatë seancës.

Bizneset e gastronomisë kanë kërkuar nga Qeveria përkrahje sepse për ndryshe do të falimentojnë, gjendja në këtë sektor duket të jetë e rënduar pasi që nga fillimi i pandemisë i është nënshtruar masave parandaluese kundër COVID-19. /Insajderi.com/