Tahiri: Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike

Tahiri: Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, njëherësh edhe zëvendëskryeministër në detyrë, ka mbajtur takim me strukturat dhe qytetarët në komunën e Podujevës, njofton Insajderi.

Tahiri tha se Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri bën të ditur se para të pranishmëve ka prezantuar edhe programin politik.

“Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm”, ka shkruar ai.

“Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vakcinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike”.

“Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinjë që ju bashkuan AAK-së”. /Insajderi.com