Tahiri: Armend Muja duhet të jetë në burg

Tahiri: Armend Muja duhet të jetë në burg

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar për kolegun e tij në Parlament, Armend Mujen se “duhet të jetë në burg”.

Kjo pasi, sipas Tahirit, “Muja ka shitur licenca të kolegjeve private”.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV’së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private, ”, tha Tahiri në T7.

Armend Muja ka përqeshur Abelard Tahirin për shkak të një formulari me gabime drejtshkrimore, i cili u publikua të martën.

Për atë formular, deputeti PDK-së, deklaroi se “është habitur me vetën kur e ka parë”. /Insajderi.com