Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka shumë dallim nga ajo që e thotë dhe sesi vepron.
Këtë koment, Tahiri e bëri gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Aty komentoi përfaqësimin e Kosovës në Bruksel nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.
“Nuk kemi parë asgjë të re nga Kurti në Bruksel. Është vazhdimësi e asaj që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka fituar mandatin”.
“Kur është vendosur fusnota ka pasur reagim të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, por para përfaqësimit në këtë konferencë nuk e pamë që e ka ngrit si shqetësim”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu ka treguar edhe për seancën e radhës e që do të mbahet të hënën nga ora 11:00. /Insajderi.com.