
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Vlora Çitaku duhet të jetë pjesë e lidershipit të PDK-së.
Rikthimin e Çitakut në PDK, Tahiri e ka cilësuar si “shumë normale”.
“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një përiudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA. Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo so të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.
Partia Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur konventën e dhjetë të partisë.
Deri më tash vetëm Memli Krasniqi është kandidat për kryetar. /Insajderi.com