
Kryetari i Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se “do ta rikthejnë LDK-në aty ku e ka vendin”.
Këto komente Tahiri i bëri gjatë një takimi me nëndegët e LDK-së në Vushtrri, përcjell Insajderi.
“Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri. Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndërmerren në ditët në vijim”, tha Tahiri.
Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje të thellë nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri përkundër se qeverisë më këtë komunë nga viti 2017. /Insajderi.com