Tahiri: Do të vazhdojmë me gjoba ndaj partive që shkelin rregullat anti-COVID

Tahiri: Do të vazhdojmë me gjoba ndaj partive që shkelin rregullat anti-COVID

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, thotë se deri më tani janë shqiptuar shtatë gjoba ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave anti-COVID’19 dhe se do të vazhdojnë të gjobisin secilën parti që shkelin këto rregulla, transmeton Insajderi.

Tahiri është shprehur se subjekti më i gjobitur politik deri tash është Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Gjobën e drejtojmë te personi juridik dhe ajo është prej dy mijë euro me një periudhë të shkurtër të animimit, ose të paguhet 50 përqind më lirë nëse paguhet brenda një afati të caktuar”, është shprehur Tahiri, njofton KK.

“Deri më tani PDK, AAK, Nisma e LVV janë gjobitur nga një herë, kurse LDK ka pasë tri tubime që janë të ndaluara në territorin e kryeqytetit”.

Tahiri ka thënë se për të po duket se jeta e qytetarëve nuk po ka rëndësi për partitë politike, kur është fjala për vota. /Insajderi.com