Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen seriozisht, dhe jo të shantazhohen organet e drejtësisë, transmeton Insajderi.
Ai përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, është shprehur se sistemit të drejtësisë në vend i duhet rimëkëmbja më shumë se kurrë, ndërsa ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës “për degradimin e rendit dhe ligjit”.
“Qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh, të gjashtë tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe kjo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin dhe ligjin, por e kanë kthyer komplet mbrapa.
Kjo përvojë e hidhur duhet të marrë fund, duhet të frenohet kriminaliteti dhe pasiguria totale që ka përfshirë vendin”, ka pohuar Tahiri./Insajderi.com