Tahiri e Meta diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

Tahiri e Meta diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim janë theksuar raportet e mira ndërmjet dy shteteve shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri, tha se ishte, “Nder dhe privilegj i veçantë̈, ta takoj sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë̈, Shkëlqesinë e tij Z. Ilir Meta, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanërisht mbi domosdoshmërinë̈ e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë”.

Tahiri tha po ashtu se ka marrë mbështetje të pakursyer nga Meta.

“Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë̈ një̈ mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarshme dhe të Kosovës në veçanti”. /Insajderi.com