Tahiri: E pranojmë fituesin, por jo edhe logjikën e dominimit

Tahiri: E pranojmë fituesin, por jo edhe logjikën e dominimit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se e pranon fituesin e zgjedhjeve, por jo edhe logjikën e dominimit.

Këto komente ish-zëvendëskryeministri i bëri pasi bëri betimin si deputet i Kosovës.

“Është̈ me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin”, ka shkruar Tahiri në Faceboook.

Por, sipas tij po ndodh e kundërta, duke iu referuar pushtetit të ardhshëm që do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar tetë deputetë. Kjo parti në zgjedhje garoi që Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës. /Insajderi.com