Tahiri: Është koha që BE-ja ta qartësoj qëndrimin e vet karshi dialogut

Tahiri: Është koha që BE-ja ta qartësoj qëndrimin e vet karshi dialogut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, vlerëson se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, të qartësojë qëndrimet e veta për këtë proces.

Sipas saj, BE-ja duhet të konfirmojë qëndrimet e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Këto deklarata Tahiri i ka bërë në Facebook, derisa ka komentuar vizitën e përbashkët të përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Tahiri shton se vizita e dy emisarëve ka kuptim vetëm atëherë kur qartësohet qëndrimi i BE-së karshi dialogut.

“Vizita e përbashkët në Kosovë e emisarëve amerikan dhe evropian per dialogun, Escobar dhe Lajcak, ka shume rëndësi sepse ky është momenti kur Bashkimi Evropian duhet të deklarohet zyrtarisht se angazhohet per dialog qe ka ne fokus njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu njësojë siç e bëri SHBA-ja, dhe Presidenti amerikan Biden gje e cila u konfirmua edhe nga Ambasadori amerikan ne Kosovë”.

“Prandaj mendoj se Qeveria e Kosoves duhet te kerkoj nga BE-ja te deklarohet se angazhohet per njohje reciproke ne Dialog, duke konfirmuar kështu që janë në linjë të njëjtë me SHBA-të. Është koha dhe i takon BE-së si ndermjetese e dialogut te qartesoj qëndrimin e vet, duke konfirmuar qendrimet e përbashketa me Amerikanët, që i jep kuptimin kësaj vizite të përbashët”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, ish-kryenegociatorja tha se ka ardhur koha që BE-ja të shmanget nga “praktikat e mëhershme e komunkimi ambivalent”.

“Sepse kjo do të ndihmonte që ky dialog të dal nga kjo gjendje apatie ku ndodhet tash sa vite….”./Insajderi.com