
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është deklaruar pas takimit virtual që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe kryetarët e komunave të vendit, lidhur me masat antiCOVID’19, njofton Insajderi.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim janë dakorduar që mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë.
“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave”.
“U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar ai./Insajderi.com