Tahiri i gëzohet miratimit të buxhetit nga të gjithë deputetët

Tahiri i gëzohet miratimit të buxhetit nga të gjithë deputetët

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2021 në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se bashkëpunimi politik dhe ndërveprimi konstruktiv është e vetmja rrugë që i shërben qytetarëve.

“Buxheti për vitin 2021 u miratua. Kosova nuk futet në një rrugë qorre pa mjete e me tensione. E kam thënë edhe më parë që politika e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv, është e vetmja rrugë që ka të ardhme dhe i shërben interesit qytetar”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai thotë se: “Me kohë do ta shohim që polarizimi dhe politizimi kthehet kundër vet atyre që bëjnë politikë me to”./Insajderi.com