Tahiri i PDK-së iu bën thirrje deputetëve për zgjedhje të reja

Tahiri i PDK-së iu bën thirrje deputetëve për zgjedhje të reja

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë me në krye Avdullah Hotin, derisa ky i fundit është duke raportuar për 100 ditëshin e e parë të qeverisjes së tij, njofton Insajderi.

Tahri në fjalën e tij teksa kritikoi Hotin për mënyrën e dialogimit me Serbinë dhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka ftuar deputetët të bëhen bashkë në mënyrë që të shkohet sërish në zgjedhje.

“Për këto 100 ditë nuk keni arritur ta prezantoni një plan për menaxhimin e pandemisë. Vlera më e madhe e kësaj qeverie është ad-hokizmi”.

“Ju as nuk mund ta qeverisni vendin dhe as ne si opozitë nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje. Ju bëj thirrje të bëhemi bashkë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje sepse kjo është e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërç”, tha Tahiri. /Insajderi.com