Tahiri i përgjigjet protestuesve të Telekomit: Ju jeni ma hajna se unë, të martën marrim vendim në Qeveri

Tahiri i përgjigjet protestuesve të Telekomit: Ju jeni ma hajna se unë, të martën marrim vendim në Qeveri

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i janë përgjigjur kërkesës së punëtorëve të Telekomit, derisa këta të fundit kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke u thënë se të martën do të merret një vendim për çështjen e tyre, transmeton Insajderi.

Për protestuesit që thirrën “hajna”, Tahiri ka thënë se ata janë hajna vetë, duke shtuar se ai nuk është i tillë.

“Për ata që po thojnë hajna, unë ju këqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë nuk jam hajn, jam njeri përfaqësues. Nesër Qeveria duhet me ia dhënë kësaj një zgjidhje”, ka thënë Tahiri.

Ai më pas ka kërkuar falje nëse dikush është ndier i ofenduar me përgjigjen e tij, por ka përsëritur se “unë s’jam hajn dhe s’lejoj me më thënë dikush hajn kurrë”.

“Tash do ta dërgoj një e-mail te qeveria, te kryeministri, që këtë punë me kry nesër në afatin më të shkurtër kohor. Jam me ju, ju kuptoj, edhe unë kam fëmijë si ju”, u ka premtuar Tahiri protestuesve.

Protestuesit e indinjuar e kanë pyetur Tahirin dhe ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçin se a i kanë marrë ata pagat. /Insajderi.com