Tahiri i përgjigjet Qeverisë së Serbisë pasi u betuan se “do ta ruajnë” Kosovën

Tahiri i përgjigjet Qeverisë së Serbisë pasi u betuan se “do ta ruajnë” Kosovën

Zëvendës-kryeministri, Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur Qeverisë së Re në Serbi e cila u botua se “do ta ketë prioritet çështjen e Kosovës për të insistuar në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Më 28 tetor në Serbi, u votua Qeveria e Re me Ana Bërnabiqin në krye të ekzekutivit dhe u emëruan 23 ministra, njofton Insajderi.

Por, përmbajtja e betimit ishte kontroverse pasi përmendet edhe Kosova duke iu referuar si “Metohi”.

E Tahiri thekson se Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta kombëtare e ndërkombëtare.

“Është hipokrizi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, ka thënë ndër tjerash Tahiri. /Insajderi.com

Postimi i plotë: