Tahiri: Intervenimi në shoqatën e veteranëve të UÇK-së është i gabuar dhe i nxituar

Tahiri: Intervenimi në shoqatën e veteranëve të UÇK-së është i gabuar dhe i nxituar

Zëvendëskryeminstri, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij para deputetëve ka folur në lidhje me bastisjen në OVL- UÇK, ku tha se forma dhe mënyra pa asnjë dyshim është e gabuar, e nxituar, njofton Insajderi.

“Tahiri ka thënë se intervenimi në shoqatën e veteranëve të UCK-së, forma dhe mënyra pa asnjë dyshim  është e gabuar, e nxituar dhe në fakt për bindjen time nuk kontribuon në stabilitetin në vend”.

“Ajo që dihet është që edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla dhe veteranët e UÇK-së janë lajmëruar vullnetarisht para drejtësisë. Kërkojë nga organet e drejtësisë që të respektojnë të drejtat e njeriut, t’i respektojnë vlerat në këtë temë. Drejtësia ndërkombëtare, e ka vendin e vet e tillë duhet të trajtohet, ashtu si për ne historia e ka vendin e vet, andaj kërkojmë që në këtë temë të jemi të kujdesshëm”.

Kujtojmë se sot kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar nga Policia e EULEX-it./Insajderi.com