Tahiri: Kosova arriti progres për gratë kur më bëri kryenegociatore

Tahiri: Kosova arriti progres për gratë kur më bëri kryenegociatore

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiti, duke folur për fuqizimin e gruas, ka thënë se

“Në kuadër të këtij dialogu nuk ka pasur aq gra as nga ana e Kosovës e as nga ana e Serbisë. Kosova dha një provim të mirë kur vendosi kryenegociatorin femër, mua, ndërsa Serbia gjithmonë e pati kryenegociatorin mashkull. Besoj se kjo do të ndryshojë me finalizimin e këtij dialogu që është njohja e shteteve mes vete”, tha Tahiri, raporton KosovaPress.

Ajo ka thënë se roli i grave për paqe të qëndrueshme duhet të jetë qendror.

“Për një paqe të qëndrueshme, roli i grave duhet të jetë qendror. Gratë duhet të jenë edhe në pozitat udhëheqëse, por edhe në nivelet tjera”, u shpreh ajo.

Sipas saj, përmes këtij dialogu, Kosova e vuri kufirin në veri dhe e shtriu sovranitetin atje.

“Derisa ky dialog i shumëpërfolur me paradokse të mëdha ka arritur që Kosova të shtrijë sovranitetin në pjesën veriore me instrumentet e saj që nuk kanë qenë para dialogut, ishte pikërisht ky dialog që ne arritëm t’i shuajmë paralelet serbe siç është policia, dogana, etj”, ka shtuar ajo.

“Ky dialog ka arritur të vendosë drejtësi dhe kemi vendosur kufirin në Veri”, ka thënë ndër tjera Tahiri.