Tahiri: Kurti, ka pranuar të raportojë për dialogun pas kërkesave të shumta të partive opozitare

Tahiri: Kurti, ka pranuar të raportojë për dialogun pas kërkesave të shumta të partive opozitare

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të  Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, ka pranuar të raportojë në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi pas kërkesave të shumta të partive opozitare, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se çështja e asociacionit nuk duhet të trajtohet fare, pasi atë e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, vendimi i GJK-së i obligon të gjithë ta respektojnë.

“Çështja e Asociacionit nuk duhet trajtuar fare, mendoj se këtë çështje e ka adresuar Gjykata Kushtetuese, andaj ai vendim i obligon të gjithë që ta respektojnë, dhe kryeministri nuk duhet të pranojë që kjo të hedhet në diskutim, dhe shpresoj që ka guxim që të adresojë një çështje të tillë”, ka thënë Tahiri.

I pyetur se cili do jetë qëndrimi i PDK-së në seancën e radhës, Tahiri tha se po sheh një pa përgatitje tejet të madhe te kryeministrit Kurti.

“Duke parë rrëshqitjen e kryeministrit Kurti ky debat do jetë i rëndësishëm, por po shohim një pa përgatitje tepër të madhe”, theksoi tutje ai./Insajderi.com