Tahiri – Kurtit: Apo hiqni dorë nga tetë mijë hektarët e demarkacionit me Malin e Zi për karrigen e kryeministrit?

Tahiri – Kurtit: Apo hiqni dorë nga tetë mijë hektarët e demarkacionit me Malin e Zi për karrigen e kryeministrit?

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka pyetur nëse “Albin Kurti po heq dorë nga rikthimi i tetë mijë hektarëve tokë me Malin e Zi për shkak të pozitës së kryeministrit”.

Këtë Tahiri e tha referuar planeve të Qeverisë për bashkëpunim ndër-kufitar me Malin e Zi.

“Ju keni akuzuar njerëz që e kanë votuar demarkacionin për karrigen e kryeministrit, apo veproni ju njëjtë tash”, tha Tahiri.

Në fjalën e tij, deputeti i PDK-së, kërkoi përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje për pozicionin e tyre në raport me marrëveshjen e Uashingtonit.

Kjo për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar raportin për Liqenin e Ujmanit. /Insajderi.com