Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë marrëveshje që i hynë në punë një subjekti politik

Zv-kryeministri, Besnik Tahiri ka kërkuar që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë marrëveshje që i hynë në punë një subjekti politik

Zv-kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Këto marrëveshje nuk janë marrëveshje që i hynë një subjekti politik. Në qoftë se vazhdojmë më shumë vetëm humbim kohë”, tha Tahiri.

Dy partitë e mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur qëndrim që të mos votojnë këto marrëveshje ndërkombëtare.

Gjatë gjithë seancës ka pasur debat në mes partive të pozitës dhe opozitës lidhur me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve. /Insajderi/