Tahiri: Nuk e votojmë Kurtin për shkak të kaluarës së tij

Tahiri: Nuk e votojmë Kurtin për shkak të kaluarës së tij

Ne seancën e formimit të Qeverisë Kurti, nga grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur deputeti Besnik Tahiri, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se kjo seancë ku do duhej të ishte solemne, ku do duhej të shpalosej programi, por nuk ndodhi ashtu.

“Ai në vend të kësaj,  ka zgjedhur arrogancën dhe mosbashkëpunim”, ka vazhduar Tahiri.

Ai tutje ka thënë se “Kurti ka zgjedhur të merret më gjera që dikur i ka kundërshtuar vetë”.

Më pas Tahiri, ka thënë se “Kurti kurrë s’ka dhënë alternativa, por veç ka kritikuar”

“Kurti krejt çka ka bërë në politikë ka qenë polarizimi i klimës politike në vend”.

Në fund ai është shprehur se për veprimet e Kurtit nga e kaluara dhe arroganca e të tashmes, ne si AAK nuk e votojmë./Insajderi.com