Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, thotë se kanë vërejtur qysh moti se keqpërdorime me mjetet financiare të ndara për bujq, po ndodhi me dhjetëra herë.
Në Interaktiv thotë se informacionet që kanë pasur mbi këto keqpërdorime, nuk janë pritur me bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.
“Me dhjetëra raste të ngjashme e kemi ditë se po ndodhin, i kemi vërejtur në terren, kemi marrë informata nga sindikalistët dhe bujqve. Për këto informacione kemi kërkuar bashkëpunim me ministrinë dhe t’i pranojnë e të merren masa kundër njerëzve që i kanë keqpërdorur mjetet. Nuk kemi hasë në mirëkuptim”, tha ai.
Aksionin e sotëm të policisë ku u arrestuan 10 zyrtarë shtetërore e dy civilë me dyshimin për ryshfet në subvencione bujqësore, kjo sindikatë e ka mirëpritur.
“Për ne është i mirëseardhur aksioni i policisë. Ne i kemi kontribuar me ngritjen e zërit për keqpërdorimet që janë bërë në Ministrinë e Bujqësisë./Insajderi.com