Tahiri pas takimit me Osmanin: Kosovë, urime zgjedhjet

Tahiri pas takimit me Osmanin: Kosovë, urime zgjedhjet

Zëvendëskryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë që qytetarët kanë festë pas rënies së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Tahiri e ka bërë pas përfundimit të takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ku u diskutua caktimi i datës për zgjedhjet paralamentare.

Ai s’ka folur për ndonjë koalicion të mundshëm, ndërsa është shprehur se në çdo situatë që vendimi kthehet te sovrani, ajo është festë.

“Temë diskutimi ishin zgjedhjet dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Diskutuam për kohën që këto zgjedhje të ndodhin. Në çfarëdo situate kur vendimi transferohet të qytetarët ajo është një festë për të gjithë ne. Kosova ka dëshmuar stabilitet institucional dhe dinë të organizojë zgjedhje”, tha ai.

Tahiri tha se beson se edhe në zgjedhjet e reja do të kalojnë mirë pavarësisht pandemisë./Insajderi.com