Tahiri për ‘Fondin Rezervë’: Stop mashtrimit në kohë pandemie

Tahiri për ‘Fondin Rezervë’: Stop mashtrimit në kohë pandemie

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, që të ndal mashtrimin e kohë pandemie.

Këtë e ka bërë lidhur me keqinformimin siq ka thënë ai dhe mashtrimin për shpenzimet e paparashikuara, e që sipa tij, Albin Kurti e shumë të tjerë i dhanë një term të pasaktë ‘Fondi Rezervë’.

“E para: Kurti i ka nda 170 milion Euro si me qenë Babadimër por spo ndalet duke thënë që janë hargju 6 milion euro. Ku i mori 170 milion EURO pasi sipas tij arka paska qenë zero! Ato fonde kanë qenë të trashguara nga Qeveria e kaluar, pasi nuk kanë ardhur nga Pikat e VV-së e as nga qielli. Më saktë në arkë kanë qenë 400 milion Euro”.

“Dy: Për çdo vit Qeveria me rastin e përgatitjes se Buxhetit te Republikës se Kosovës, në kuadër të strukturës buxhetore parasheh edhe një kategori buxhetore të quajtur “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat” (shih faqe 82, shtojca 1, Ligji Nr. 07L-001 Mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2020, ku per këtë vit janë ndarë 8,800,000 euro)”.

“Tre: Për vitin 2019, bazuar ne Ligji Nr. 06L-133 Mbi Ndarjet Buxhetore Për Buxhetin e Republikës së Kosovës Për Vitin 2019, kanë qenë të ndara 5,380,000 euro, shih faqe 82. Shtojca 1. Kjo kategori buxhetore shpenzohet brenda çdo vitit fiskal deri me 31 dhjetor dhe asnjë mjet nuk mund te shpenzohet nga viti paraprak. Pra, me miratimin e Buxhetit dhe fillimin e vitit vijues fiskal është në dispozicion për shpenzim kategoria “Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat””, ka shkruar ndër të tjeta Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se këtu qëndron mashtrimi dhe dezinformomi i Kurti, që i bënë opinionit publik derisa ka shtuar edhe disa informata shteë në lidhje me ligjin mbi ndarjet buxhetore.

Ky është shkrimi i plotë: