Tahiri përgëzon Kurti për ftesën drejtuar opozitës rreth dialogut

Tahiri përgëzon Kurti për ftesën drejtuar opozitës rreth dialogut

Ish-negociatorja në bisedimet me Beogradin, Edita Tahiri, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për ftesën që ia ka bërë opozitës që të konsultohen për dialogun me Serbinë.

“Stuhitë politike sprovojnë politikanët. Ftesa e Kryeministrit Kurti për bashkëpunim me opozitën rreth dialogut është për t’u përshëndetur, pavarësisht se vet nuk ka bashkëpunuar kur ishte në opozitë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se do të ftojë opozitën në takime konsultuese për dialogun.

Muaji qershor është përmendur si një mundësi që të fillojë dialogu Kosovë-Serbi në tryezën e Brukselit.  /Insajderi.com