Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se projekt-buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për komunën që ai udhëheqë, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Tahiri është shprehur se të hënën i ka propozuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa pesë amandamente, për të cilat tha se janë injoftuar nga ministritë e linjës.
Sipas tij, këto projekte kanë të bëjnë me zgjerimin dhe ndërtimin e rrugëve, rregullim të parqeve, etj.
“Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie. Buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com
Projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë
Për tu ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të…
Posted by Xhafer Tahiri on Monday, December 28, 2020