Tahiri: Qeveria injoroi qytetarët duke mos falur borxhet, do të iniciojmë nismë ligjore 

Tahiri: Qeveria injoroi qytetarët duke mos falur borxhet, do të iniciojmë nismë ligjore 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se Qeveria injoroi qytetarët kur në Kuvend u vendos për mosfaljen e borxheve të bizneseve gjatë pandemisë, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në një konferencë për media, ku permëndi edhe pagesën e energjisë në veri prej 11 milionë euro, të cilën po e cilëson si të kundërligjshme.

Shefi i GP të AAK-së paralajmëroi nismë ligjore në Kuvend për këtë çështje, duke shtuar se nuk do të ndalen.

“Ajo çka pamë sot është që Qeveria e bëri një injorim të çuditshme ndaj kërkesës së Grupit tonë Parlamentar për faljen e borxheve në kohë pandemie”, tha Tahiri.

“Ishte kulminacioni injorimi i votë së qytetarëve duke u thirr në numrin e arrogancës së votave. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për në veri, kjo qeveri ka ardh në pushtet në emër të barazisë”, shtoi ai.

“Ne nuk do të ndahemi në adresimin e kësaj çështje do të nisim nismën legjislative në Kuvend për faljen e borxheve”, u shpreh më tej Tahiri.

Ai ka reaguar edhe ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila në Kuvend tha se nuk është serioze rezoluta e AAK-së”.

“Se sa është serioze flasin dokumentet nisma jonë ka qenë e sinqertë dhe bazohet mbi nevojë, a është serioze pagesa e 11 milionë eurove, bash në Komisionin që drejton deputetja Kusari-Lila”, tha ai. /Insajderi.com