Tahiri: Qeveria Kurti s’ka plan-program, kjo më gëzon si opozitar por më shqetëson si qytetar

Tahiri: Qeveria Kurti s’ka plan-program, kjo më gëzon si opozitar por më shqetëson si qytetar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka plan-program dhe kjo e gëzon si opozitar, por e shqetëson si qytetar.

Gjatë seancës së parë plenare të legjislaturës së re, Tahiri kritikoi Qeverinë Kurti për qasjen që e ka ndaj emergjencave.

“Adresa për këto sfida është Qeveria e Kosovës. Për këtë këtu duhet të debatojmë për agjendën e masave të qeverisë. Nuk po flasim për agjendë brenda një ore apo një javë. Po kërkojmë që nëse nuk kemi plan ta keni një vizion dhe ta sillni e ta diskutojmë”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës po diskuton për shumë probleme si; menaxhimin e pandemisë, energjinë. /Insajderi.com