Tahiri: Qeveria po na e shet një deklaratë politike si program qeverisës

Tahiri: Qeveria po na e shet një deklaratë politike si program qeverisës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha të hënën se programi të cilin e ka prezantuar Qeveria Kurti në seancën e sotme të Kuvendit është deklaratë politike, përcjell Insajderi.

Ai theksoi se “Pas një vështrimi fillestar të programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë shumë e qartë se Qeveria e Albin Kurtit është dorëzuar para besimit që e kanë marrë”.

Sipas tij, programi i Qeverisë nuk ka caqe e synime specifike dhe asnjë masë konkrete.

“Programi në vend se të artikuloj caqe dhe synime specifike, ajo i ikë kësaj metode dhe na prezanton një rrëfim të dikastereve pa asnjë veprim dhe masë konkrete. Flet për veprime pa caqe të matshme”, tha Tahiri./Insajderi.com