
Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë së qeveria duhet të mobilizohet sa ma shpejtë sa i përket rasteve të rrahjeve, bullizimit, dhunës, abuzimeve psikologjike dhe seksuale, përcjell Insajderi.
Tahiri në Faceboook, ka shkruar se këto raste duhet të trajtohen me urgjencë, pasi që rastet e tilla rrezikojnë të kthen në fenomen.
“Raste si këto, nuk mund të trajtohen, veçmas nga ambienti i përgjithshëm social. Shtimi i fenomeneve dhe rasteve devijante e të rrezikshme, janë prezent e me tendencë të përhapjes”, ka deklaruar ai.
Ai ka shtuar se kjo është nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por e shoqërisë në përgjithësi./Insajderi.com