Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të ndal emërimet familjare në institucione të pavarura, shkruan Insajderi.
Ai në seancën që është duke u mbajtur nga Qeveria e Kosovës, ka deklaruar se e kanë marrë më shqetësim faktin e emërimit të punësimit familjar dhe nepotist.
“Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri e Qeveri e kemi marrë me shqetësim faktin që ka punësime të nivelit familjar e nepotist por janë emërime politike që janë të ligjshme por që është thënë se nipat e tezet mos të punësohen”, është shprehur ai.
Tahiri ka thënë se nëse vazhdojnë punësimet në këtë formë më këto agjenci nuk quhen të pavarura, por të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Naleni turrin me emërim në agjenci të pavarura sepse lirisht pastaj nuk u themi agjencione të pavrara, por të VV”, ka deklaruar ai./Insajderi.com