Tahiri-qytetarëve: Dilni të votoni për ndryshimin e Vushtrrisë

Tahiri-qytetarëve: Dilni të votoni për ndryshimin e Vushtrrisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale siç ka thënë ai “për ndryshimin e Vushtrrisë”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tahiri i cili aktualisht është kryetar i Vushtrrisë, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në Shkollën “Nazmi Zhegrova”, Stanoc i Poshtëm.

Ai ka lutur të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, duke theksuar që edhe procesi i votimit po shkon mirë.

“Procesi i votimit ishte i lehtë, ndërsa procesi zgjedhor po shkon mirë. Ju uroj qytetarëve të Vushtrrisë një proces të lehtë të votimit dhe dua të falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Tahiri./Insajderi.com