
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ndaj Serbisë duhet të aplikohen masa reciproke, përfshirë edhe fletarrestimet. Ajo tha se arrestimi i Ramush Haradinajt me kërkesë të Serbisë nuk i kontribuon relaksimit të raporteve ndërshtetërore, por që nxit konflikte.
Tahiri, konsideron se me fletarrestet e fundit, Serbia e ka dëmtuar në masë të madhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Bruksel.
Ajo në një intervistë për Zërin ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka pranuar që temë diskutimi në Bruksel të jetë çështja e fletarrestimeve. Ndërsa Serbinë ajo e quan si Kalë të Trojës, të cilën Rusia e ka futur në Ballkan për nxitje konfliktesh.
Ndërsa sa i përket murit ilegal, ajo thotë se muri do të shembet deri në fund të këtij muaji, pasi që “një gjë të tillë nuk e duan as serbët në veri”.