
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka vazhduar agjendën e tij diplomatike në Bruksel duke takuar figura të rëndësishme, që lidhen për çështjen e Kosovës, njofton Insajderi.
Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ia bërë të ditur se ka takuar deputeten e Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon-Taubadel, që njëherit është edhe raportuese për Kosovën, Ambasadorin Norvegjez në Belgjikë, z. Per Strand Sjaastad, Drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, z. David Cullen.
Tutje, ai ka treguar edhe pikat për të cilat ka folur me zyrtarët e lartcekur.
- Nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave;
- Arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe
- Ndihma konkrete në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID-19, për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe reformat në administratën shtetërore./Insajderi.com