Tahiri thotë se nuk ka më kontrata mbi vepër në Administratën e Shtetit

Tahiri thotë se nuk ka më kontrata mbi vepër në Administratën e Shtetit

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, në seancën e sotme plenare që po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës, është deklaruar rreth bashkëqeverisjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo qeveri ka arritur të luftojë aferat korruptive dhe ka kthyer meritokracinë në punësimet në administratën e shtetit, njofton Insajderi.

Tahiri gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje të ligjvënësve tha se kanë larguar mundësinë e kontratave mbi vepër në këtë institucion shtetëror.

Ai tutje shtoi “është hera e parë që ka filluar rekrutimi online i punëtorëve të Administratës së shtetit.

“Është qeveri që ka zero afera korruptive dhe mbi të gjitha po vazhdohet që është ndërtuar në menaxhimin publik dhe shfrytëzimin racional të buxhetit. Tek mirëqeverisja ka nisur diçka edhe që është historike. Është hera e parë që ka fillu rekrutimi online i punëtorëve të administratës së shtetit. Të nderuar deputetë të kaluarën kriteret e intervistave kanë qenë në bazë të intervistës. Tash është nis një proces që e ka kthyer meritokracinë. Me thënë më troç më nuk ka punësim me të njohshëm. Po ashtu, kontratat në vepër që kanë qenë kanceri i Administratës së Shtetit më nuk ekzistojnë”, tha Tahiri. /Insajderi.com