Tahiri thotë se Qeveria Kurti është përgjegjëse për vrasjen e Agon Musliut, reagon ashpër Kusari-Lila

Tahiri thotë se Qeveria Kurti është përgjegjëse për vrasjen e Agon Musliut, reagon ashpër Kusari-Lila

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë gjatë mandatit të parë, njofton Insajderi.

Derisa akuzoi ekzekutivin për pandeminë, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Tahiri tha se kjo qeveri është përgjegjëse për vrasjen e Agon Musliut, duke e përmendur rastin e vdekjes së tij në karantinë, si njëri ndër rastet që tregon një gjë të tillë.

Ai e ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për vendosjen e masave strikte anti COVID-19, ku sipas tij, Agon Musliu e ka humbur jetën për shkak të izolimit në karantinë.

Pas kësaj akuze, ka reaguar shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo e ka kritikuar Abelard Tahirin duke thënë se po e përdorë rastin e vdekjes së Agon Musliut për arsye politike.

Kusari-Lila tutje ka thënë se për një muaj qeverisje, numri i rasteve me COVID-19 ka rënë për 30 për-qind.

“Për një muaj, 30 për qind rënie të rasteve”. /Insajderi.com